EKSKLUZIVE/ Goditje “Superioreje”, Flamurtari arrin akordin me futbollistin e Vllaznisë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 13, 2022 | 21:42

EKSKLUZIVE/ Goditje “Superioreje”, Flamurtari arrin akordin me futbollistin e Vllaznisë

Arrihet akordi me Abdurraman Fangajn. Në Vlorë e cilësojnë lojtar të Flamurtarit, pasi në parim gjithçka është mbyllur.

ABDURRAHMAN FANGAJ

Pasi gazeta zbuloi negociatat me lojtarin e Vllaznisë, lajmi tashmë konfirmohet edhe nga vetë klubi.

Në Vlorë presin vetëm që të përfundojë “Abissnet Superiorja”, që 24-vjeçari të marrë rrugën drejt qytetit bregdetar e të kryejë procedurat kontraktuale.

“Abdurraman Fangaj është lojtar i Flamurtarit. Gjithçka është mbyllur me shkodranin. Presim të mbyllet kampionati dhe ta zyrtarizojmë në Vlorë. Është e sigurt që do luajë me ne sezonin e ardhshëm”, tha dje për “Panorama Sport” një nga drejtuesit.

Mbrojtësi e ka nisur karrierën si profesionist te Vllaznia, por kulmin e pati ato katër sezone te Laçi.

Kuqezinjtë po presin edhe një nigerian. Për të nuk jepen shumë detaje, por e thonë me siguri që edhe me të e kanë arritur një marrëveshje paraprake.

Në dëshirën e Flamurtarit janë edhe disa lojtarë të tjerë me peshë. Ata dëshirojnë që të afrojnë në Kategorinë e Parë Mentor Mazrekajn e Laçit, Jose Denison Silva dos Santos të Dinamos dhe Kreshnik Ukën e Drenicës.

PREMIOT

Pas u shpallën kampionë të Kategorisë së Dytë, në Vlorë po bëhen gati për të shpërndarë premion. 10 milionë lekë janë në bankë dhe pritet që të ekzekutohen brenda pak ditësh.

Nga ky shpërblim i vendosur nga klubi çdo lojtar do të marrë 500 ose 600 mijë lekë të vjetër. Administratori u ka premtuar futbollistëve edhe tri rroga shtesë, të cilat do të jepen si vlerësim pasi fituan kupën. Vetë Sinan Idrizi ka siguruar një ditë më parë lojtarët dhe stafin teknik.

“Premio që ju kam premtuar do të ndahet së shpejti. Janë vetëm procedura bankare.

Do t’i merrni lekët kokërr më kokërr, të gjitha çfarë ju kam premtuar. Ju falënderoj edhe një herë për atë çfarë keni bërë në këtë sezon të vështirë”, mësohet të ketë thënë numri një i klubit.

Më herët titullarët morën nga 5 milionë lekë secili, ndërsa lojtarët e stolit 3 milionë lekë.

ERMAL SIKA – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"