EKSKLUZIVE/ Goditja e minutave të fundit, një francez shfaqet në stërvitje me Tiranën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 17, 2022 | 17:48

EKSKLUZIVE/ Goditja e minutave të fundit, një francez shfaqet në stërvitje me Tiranën

Trajneri Orges Shehi kishte kërkuar lëvizje në merkato nga klubi që këtë javë dhe Tirana ia ka plotësuar  dëshirën. Pas sulmuesit brazilian Da Souza, te bardheblutë është shfaqur një tjetër lojtar që pritet të vihet nën urdhrat e Shehit në vijimin e sezonit duke shtuar alternativat e tij në fazën ofensive.

ajmar

Sot me bardheblutë është bashkuar edhe mesfushori i djathtë francez Louka Ajmar. Lojtari 21-vjeçar, i cili vjen nga radhët e ekipit të dytë të francezëve të St. Etien, është vënë menjëherë nën urdhrat e Shehit dhe pritet që të jetë emri i radhës që do të konfirmohet si afrim në radhët e kampionëve në fuqi të Superiores.

Ajmar ka qenë pjesë e ekipit U19 të St. Etien dhe në vitin 2020 u regjistrua me ekipin B të francezëve duke vazhduar atje karrierën e tij. Lojtari ka dashur të provojë një mundësi mes profesionistëve dhe Tirana ia ofroi këtë shans.

OLSI AVDIAJ – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"