EKSKLUZIVE/ Goditja e madhe e Teutës, durrsakët regjistrojnë në FSHF ish-sulmuesin e Marsejës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 3, 2018 | 12:53

EKSKLUZIVE/ Goditja e madhe e Teutës, durrsakët regjistrojnë në FSHF ish-sulmuesin e Marsejës

Gai Gnabou pritet të jetë goditja e madhe e Teutës në merkaton e verës. “Panorama Sport” zbulon ekskluzivisht se klubi durrsak ka regjistruar në FSHF sulmuesin francez dhe tashmë pret vetëm federimin e tij për të konfirmuar gjithçka.

gai gnabou

Bëhet fjalë për një 28-vjeçar që ka lindur në Marsejë dhe për më tepër numëron 5 ndeshje me Olimpikun e Marsejës në vitet 2007-2010. Më pas, karriera e Gnabou vazhdoi në Finlandë, Greqi dhe Maltë. Shtatë vite më parë sulmuesi ka qenë pjesë edhe e Kombëtares U-21 të Francës. Së fundmi, Gnabou ka luajtur me Trokua Junajtid në divizionet e ulëta të futbollit anglez.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"