Ekskluzive/ Gledi Mici transferohet te Shkëndija e Tetovës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 20, 2018 | 17:10

Ekskluzive/ Gledi Mici transferohet te Shkëndija e Tetovës

Gledi Mici përfundon në Tetovë. Mbrojtësi i majtë shpall zyrtarisht “divorcin” me Skënderbeun dhe kalon te Shkëndija.

gledi mici

Vetëm pak minuta më parë lojtari bashkë me menaxherin e tij ishte në zyrat e klubit tetovar, ku mbylli edhe marrëveshjen. “Panorama Sport” zbulon se ka nënshkruar kontratë 2+1 me kuqezinjtë.

27-vjeçari ishte pjesë e Skënderbeut prej 2 sezonesh, ndërsa vendosi të largohet për të vazhduar karrierën në kampionatin maqedonas. Në të kaluarën mbrojtësi ka mbajtur veshur fanellën e Kamzës, Flamurtarit dhe Kukësit. Ai gjithashtu ka qenë pjesë edhe e Kombëtareve të moshave ku regjistron 6 takime me fanellën kuqezi dhe 1 gol të shënuar.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"