Ekskluzive/ Gledi Mici: Të ardhmen time nuk e lë në duart e Gjicit!

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 14, 2016 | 13:59

Ekskluzive/ Gledi Mici: Të ardhmen time nuk e lë në duart e Gjicit!

Pas zërave në media se Gledi Mici ndodhet një hap larg klubit të Skënderbeut, ka reaguar edhe mbrojtësi duke thënë se ka hapur një proces gjyqësor ndaj klubit të Kukësit dhe pret të marrë kartonin.

Gledi Mici

Gledi Mici

Në një reagim për “Panorama Sport”, Mici hedh akuza për pazare në emër të tij dhe shprehet se presidenti i verilindorëve, Safet Gjici, nuk ka të drejtë të vendosë për fatin e karrierës së tij.

Në fund, mbrojtësi falënderon edhe klubet të cilat kanë shfaqur interes për të.

Reagimi i plotë i Gledi Micit:

“Po abuzohet shumë me emrin tim. Nuk ka shanse të bëjnë të tjerë pazare duke përdorur emrin tim. Jam në të drejtën e Zotit dhe karrierën time nuk e vendos Safet Gjici.

Kam hapur proces gjyqësor ndaj Kukësit dhe pres të marrë kartonin. E drejta është me mua dhe për karrierën vendos vetë. Falënderoj të gjitha ekipet që më kanë bërë ofertë në këtë periudhë”,-tha Gledi Mici për “Panorama Sport”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"