Ekskluzive / Gjyqtarët e javës caktohen mes kaosit, u ndërrohen brenda ditës ndeshjet

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 20, 2017 | 11:58

Ekskluzive / Gjyqtarët e javës caktohen mes kaosit, u ndërrohen brenda ditës ndeshjet

Caktimi i gjyqtarëve për ndeshjet e javës së 35-të të Kategorisë Superiore ka shkaktuar shumë kaos në mëngjesin e sotëm. “Panorama Sport” ka mësuar se disa gjyqtarë janë lajmëruar fillimisht për t’u përgatitur për një ndeshje, por pas një ore, u ka ardhur një urdhër i dytë, për të ndryshuar destinacion dhe për të udhëtuar drejt një qyteti tjetër.

gjyqtare

Shkak janë bërë protestat e klubeve të ndryshme, të cilat kanë shprehur pakënaqësi për një gjyqtar apo një tjetër. Burime pranë FSHF-së bëjnë të ditur se kjo ka detyruar sektorin përkatës brenda këtij institucioni që të ndryshojë disa herë treshet e gjyqtarëve për ndeshjet e sotme që janë shumë delikate, pasi mund të përcaktojnë fatin e sezonit, që nga titulli, e deri te mbijetesa.

Enea-Jorgji

Ndërsa FSHF nuk ka bërë ende asnjë njoftim zyrtar, “Panorama Sport” ka mësuar disa nga emrat që do të gjykojnë takimet e sotme. Ndeshjen e titullit mes Kukësit dhe Skënderbeut do ta gjykojë ndërkombëtari Enea Jorgji, me asistentë Denis Rexhën dhe Rejdi Avdon. Kjo alternativë ishte më e mira e mundshme që kishte mbetur për klubet pasi ndërkombëtarët e tjerë janë të pezulluar për shkak të gabimeve në ndeshjet e javëve të kaluara.

flamurtari partizani arbitrat blerim ziri

Takimi që luhet në Durrës mes Teutës dhe Vllaznisë, do të gjykohet nga kryesori Blerim Ziri, i cili javën e kaluar ishte në qendër të polemikave për shkak të penalltisë që nuk iu dha Partizanit në Vlorë.

vllaznia partizani arbitrat kridens meta

Ndërsa ndeshja mes Tiranës dhe Luftëtarit në “Selman Stërmasi”, i është besuar Kridens Metës. Ky i fundit kthehet nga dënimi që iu dha nga FSHF që pas ndeshjes Kukësi-Laçi 2-1 në fundin e muajit prill për gjykim të dobët të atij takimi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"