Ekskluzive/ Gjyqet s’kanë fund, ish-sulmuesi francez i merr Flamurtarit 60 mijë euro

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 18, 2018 | 20:50

Ekskluzive/ Gjyqet s’kanë fund, ish-sulmuesi francez i merr Flamurtarit 60 mijë euro

Tjetër gjyq i humbur për Flamurtarin. Bedi Buval është lojtari që ka fituar betejën me vlonjatët për 60 mijë euro.”Panorama Sport” mëson se ish-sulmuesi francez i kuqezinjve, pasi paditi klubin, ka fituar edhe gjyqin. Megjithatë, duket se Flamurtari ka nisur ta shlyejë edhe këtë detyrim për të evituar pasojat. Sipas marrëveshjes që është arritur, pagesa do të bëhet me këste. Kësti i parë është dhënë para pak ditëve, ndërsa zyrtarisht është kaluar në llogarinë e lojtarit 40% e shumës. Gjithçka e konfirmon për gazetën edhe vetë administratori Sinan Idrizi

buval

. Kreu i klubit tha se e njeh detyrimin ndaj lojtarit, por pagesa është vonuar për shkak se nuk po gjenin adresën dhe numrin kontaktit të tij. “Ne e njohim detyrimin që kemi ndaj lojtarit. Gjatë kësaj kohe i kemi shkruar në adresat që kemi pasur për t’i kaluar detyrimin, por nuk kemi mundur të kontaktojmë me të.

Tani që e gjetëm, para pak ditëve, i kemi kaluar këstin e parë të shumës, duke likuiduar 40% të detyrimit”, tha Idrizi. Kujtojmë që Bedi Buval ka qenë pjesë e vlonjatëve në vitin 2015, ndërsa në 18 ndeshje që u aktivizua e gjeti dy herë rrugën e rrjetës.

E.Sika

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"