EKSKLUZIVE/ “Gjika që e do shumë Flamurtarin, të paguajë borxhin”, Idrizi: Pres të vijë ose e gjej unë, ju tregoj detyrimin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 4, 2020 | 10:58

EKSKLUZIVE/ “Gjika që e do shumë Flamurtarin, të paguajë borxhin”, Idrizi: Pres të vijë ose e gjej unë, ju tregoj detyrimin

Sinan Idrizi i bën një tjetër apel Shpëtim Gjikës. Administratori i Flamurtarit, gjatë një deklarate të dhënë dje për “Panorama Sport”, tha se borxhi për shtëpinë me qira të ish-trajnerëve Hulian Rubio dhe Ernest Gjoka po e pengon të paguajë ekipin aktual, pasi llogaritë janë të bllokuara.Idrizi-750x430

Idrizi kërkon nga Gjika të marrë përsipër këtë detyrim. “Unë nuk paguaj dot ekipin, pasi kam ‘përmbarimin’ te dera. Me gjithë historitë që ne kemi, dua të bëj pagesat. Por është një detyrim te 4 milionë e ca lekë, për qira shtëpie, që e kemi thënë edhe më parë, që na ka bllokuar llogaritë.

Unë kam folur për të lidhur një kontratë marrëveshjeje me Tatimet, që të zhbllokohen llogaritë dhe të nis pagesat, por nuk e bëj dot për këtë detyrim që nuk është imi, pasi ai më parë duhet paguar. Ai (i referohet Shpëtim Gjikës), që e do shumë Flamurtarin, i bëj thirrje të vijë ta paguajë këtë detyrim.

Çfarë borxhi kam unë? Nuk e di është burrë i mirë epo i keq, ‘hajd paguaje o zotëri’. Ke qenë presidenti i lavdishëm i Flamurtarit, hajde bëje pagesën. Ose thuaj nuk kam dhe e paguaj unë, por reago. Po të pres të vish ose do vij të të gjej unë.Idrizi

Pse duhet të paguaj unë tani ekipin me lekë xhepi dhe kështu dalim jashtë sistemit? Unë nuk jam mësuar me këtë mënyrë dhe nuk mund ta bëj dot. Për vendin e fundit që gjendet ekipi e mbaj unë përgjegjësinë, ti hajde paguaje këtë detyrim”, përfundon Idrizi.

E.Sika

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"