EKSKLUZIVE/ Gjici i kërkoi lojtarë për Champions, Takaj: Ia dhashë 2 vite më parë, dhe pastaj doli e tha…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 24, 2018 | 13:58

EKSKLUZIVE/ Gjici i kërkoi lojtarë për Champions, Takaj: Ia dhashë 2 vite më parë, dhe pastaj doli e tha…

Disa ditë më parë, pas mësimit nga shorti se Kukësi do të luante me Valetan në Champions League, presidenti i Kukësit, Safet Gjici, deklaronte se do ishte mirë që t’i merrte ndonjë lojtar Skënderbeut, pasi aty mund të gjejë elemente me eksperiencë në Europë.

gjici takaj

Skënderbeut i mori Flamurtari trajnerin, ju do i merrni ndonjë lojtar?

Skënderbeu ka pasur lojtarë të mirë, dhe i kemi kërkuar drejtori të shohë tek korçarët, pasi kanë qenë cilësorë. Do ishte shumë mirë të merrnim disa lojtarë sepse kanë përvojë, por duhen parë edhe kontratat që kanë atje. Takaj nuk më ka uruar, por urimi më i madh do ishte ndonjë lojtar nga ai.

Por, në intervistën ekskluzive për “Panorama Sport”, është vetë presidenti i Skënderbeut, Ardjan Takaj, që flet për një çështje të tillë, në lidhje me transferimin e ndonjë lojtari tek Kukësi.

Presidenti i Kukësit, Safet Gjici, ka deklaruar se pret ndonjë lojtar të mirë nga Skënderbeu?

Gjicin e kemi ndihmuar dy vite më parë, por më pas doli dhe deklaroi që lojtarët e Skënderbeut i humbën ndeshjen. Kështu që…

Do të huazoni ndonjë lojtar në klubet që marrin pjesë në Europë?

Përveç Dejvi Bregut që do të luajë për Luftëtarin, askush tjetër nuk do të ikë në formë huazimi nga Skënderbeu.

JORGIS MEMO

INTERVISTËN E PLOTË TË PRESIDENTIT TAKAJ, E LEXONI NË VERSIONIN PRINT TË PANORAMA SPORT

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"