EKSKLUZIVE/ Gilman Lika largohet nga Vllaznia, ja ekipi ku pritet të transferohet

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 14, 2020 | 17:50

EKSKLUZIVE/ Gilman Lika largohet nga Vllaznia, ja ekipi ku pritet të transferohet

Gilman Lika do të jetë largimi i radhës nga Vllaznia. Futbollistit i ka përfunduar kontrata me klubin shkodran dhe tashmë është një lojtar i lirë, teksa pritet të vazhdojë karrierën diku tjetër.lika

Lojtarit i është ofruar rinovimi i kontratës nga drejtuesit, por ai nuk e ka pranuar, pasi është joshur nga një superofertë nga Kosova. Një klub kosovar, e ka bindur Likën, me një rrogë shumë të mirë dhe për këtë ai ka vendosur të kalojë në kampionatin kosovar.

Emri i klubit që e kërkon lojtarin ende nuk bëhet i ditur, por “Panorama Sport” mëson se bëhet fjalë për Gjilanin. Këta të fundit e kanë bindur lojtarin dhe shumë shpejt pritet ta shikojmë Gilman Likën nën urdhrat e Gentian Mezanit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"