EKSKLUZIVE/ Gega me synime të qarta te Kukësi, kërkon tre lojtarët që stërviti te Skënderbeu

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 31, 2022 | 14:45

EKSKLUZIVE/ Gega me synime të qarta te Kukësi, kërkon tre lojtarët që stërviti te Skënderbeu

Me marrjen në dorë të skuadrës, Skënder Gega ka nisur të piketojë menjëherë lojtarët që do t’i ketë pjesë të projektit të ri që po nis në Kukës.

VANGJEL ZGURO

Burime të besueshme të “Panorama Sport” pranë trajnerit pohojnë se fillimisht ka hedhur “grepat” te disa ish-lojtarë që i stërviti për pak javë te Skënderbeu.

Mësohet se pjesë e listës së dëshirave janë mbrojtësit Dajan Shehi dhe Vangjel Zguro, si dhe mesfushori Agnaldo Moraesh.

Moraesh Skenderbeu logo

Të tre lojtarët aktualisht janë të lirë, pasi kanë mbyllur bashkëpunimin me korçarët.

DAJAN SHEHI

Pritet që në Kukës të ketë shumë lëvizje gjatë merkatos së verës, edhe pse fillimisht gjithçka do të jetë e lidhur me pjesëmarrjen ose jo në Europë, në mënyrë që gjërat të merren me qetësi.

KUK

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"