EKSKLUZIVE/ Gati të përsëritet operacioni “Hoti”, Partizani shënjestron mesfushorin që e mbylli me Tiranën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 24, 2023 | 20:50

EKSKLUZIVE/ Gati të përsëritet operacioni “Hoti”, Partizani shënjestron mesfushorin që e mbylli me Tiranën

Partizanit i janë larguar lojtarë me shumë cilësi nga skuadra dhe çdo futbollist cilësor, që mund të ofrojë tregu në këto ditë të fundit të merkatos, do të përbënte interes për të kuqtë. Gjatë ditëve të fundit Vesel Limaj vendosi të ndahet me Tiranën në mënyrë të befasishme.

VESEL LIMAJ

Mesfushori ishte një element shumë i rëndësishëm në sezonin e shkuar, kur bardheblutë u shpallën edhe kampionë, por me ndryshimet e bëra në verë, trajneri Orges Shehi vendosi ta ulë në stol, duke aktivizuar fillimisht të riun Klevi Qefalija, e më pas Ardit Deliun.

Gjithashtu edhe shqetësimet fizike kanë qenë një aspekt, që e ka penguar mesfushorin për të qenë në formën e tij optimale.

Presioni i lojtarit për t’u larguar për shkak të minutave të pakta, por edhe rroga relativisht e lartë prej 6 mijë eurosh që ai merrte te bardheblutë, sollën divorcin mes palëve.

Me të ndodhur ky zhvillim, gazeta mëson se Partizani ka nisur një operacion të ngjashëm me atë të Hotit në verë.

26-vjeçari me pasaportë gjermane është objektiv i Partizanit në merkato. Të kuqtë kërkojnë më shumë cilësi në mesfushë, teksa Limaj është një alternativë perfekte.

Cilësitë e ish-kapitenit të Kukësit dihen dhe në rast se Rrapaj largohet, ardhja e tij do të shndërrohej në një nevojë urgjente.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"