EKSKLUZIVE/ Futbollisti italian nuk jep siguri, Dinamo nis nga puna për të afruar një…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 16, 2023 | 9:00

EKSKLUZIVE/ Futbollisti italian nuk jep siguri, Dinamo nis nga puna për të afruar një…

Janë ditët e fundit të se zonit dhe te Dinamo ëndërrojnë ende titullin kampion. Me një fitore të mundshme në Luz dhe ndalesën e Skënderbeut në Lushnjë, do të vinte rokada në renditje. Një kombinim pak i vështirë, ndonëse mund të ndodhë. Sidoqoftë, blutë e kanë zhvendosur më tepër vëmendjen te sezoni i ri. Vërtetë u ngjitën, por do të ishte e pafalshme që kryeqytetasit të gabonin ashtu si dy vite më parë.

dinamo

Presidenti Ardian Bardhi pohoi për gazetën se do të ketë blerje të mëdha dhe më shumë cilësi. Ai u shpreh se “kohë ka, por edhe nuk ka”, duke lënë të kuptohet se duhet nxituar pak për të siguruar lojtarët e duhur dhe që kanë vërtetë kualitet.

MERKATO- Merkatoja do të prekë gjithë skuadrën, duke filluar nga porta. “Panorama Sport” mëson se drejtuesit e klubit kryeqytetas janë vënë në kërkim të një portieri, i cili do të ishte titullar sezonin e ardhshëm.

Luka Krosta duket se nuk ka bindur plotësisht me paraqitjet e bëra në 9 ndeshje që ai është aktivizuar me Dinamon deri tani. Ka një pikëpyetje të madhe për italianin 25-vjeçar, i dalë nga akademia e Milanit dhe më pas i aktivizuar në disa skuadra të nivelit inferior në Itali dhe së fundi në Greqi, me Iridotos.

luka krosta

Ai ka kontratë me blutë, por niveli që ka shfaqur nuk jep garanci, ndaj dhe klubi po sheh mundësitë për të afruar një portier tjetër. Ideja është që te Dinamo të afrohet një portier me përvojë në Superiore dhe aktualisht janë 2-3 pista që po ndiqen, por ende nuk mund të flitet me emra konkretë.

Sipas të gjitha gjasave, portieri që pritet t’u bashkohet bluve në merkaton e verës do të jetë shqiptar dhe me eksperiencë.

PORTIERËT- Gjatë këtij sezoni Dinamo ka aktivizuar 4 portierë, ndoshta më shumë se çdo skuadër tjetër. Blutë e nisën sezonin me Simon Simonin, i cili në dhjetor u transferua në Gjermani, tek Eintrahti i Frankfurtit.

Më pas u aktivizua Edvan Bakaj, i cili ka pohuar se pas ndeshjes me Luzin e mbyll me futbollin e luajtur. Në dy ndeshje stafi i ekipit kryeqytetas aktivizoi Sinan Danin, pasi Luka Krosta ishte i dëmtuar.

Italiani u rikthye dhe do të mbyllë këtë sezon me kryeqytetasit. Për të ardhmen ka dyshime të forta dhe ai mund ta mbyllë aventurën blu me 10 ndeshje të luajtura.

FATJON RUPI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"