EKSKLUZIVE/ FSHF, urdhër Skënderbeut për të hequr borën nga fusha. Takaj takim kokë më kokë me…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 19, 2021 | 23:57

EKSKLUZIVE/ FSHF, urdhër Skënderbeut për të hequr borën nga fusha. Takaj takim kokë më kokë me…

Kushtet e vështira atmosferike kanë qenë një hall më shumë për skuadrën korçare në këtë periudhë. Skënderbeu-Partizani i luajtur në një terren të mbuluar me borë është një precedent që nuk duhet të përsëritet më.

Stadiumi Skenderbeu

“Panorama Sport” mëson se ky është një ultimatum i dhënë nga FSHF dhe klubi duhet të bëjë të pamundurën për të pastruar fushën deri të dielën, kur dhe do të luhet në orën 13:00 ndaj Vllaznisë.

Stadiumi i Skenderbeu debora

Pas reshjeve të fundit terreni është i mbuluar nga bora, por duhet që klubi të marrë masat për ta pastruar. Pikërisht kjo ka vënë në lëvizje punëtorët e stadiumit që kanë filluar heqjen e borës me lopata për të nxjerrë të pastër tapetin e fushës.

Debora ne stadiumin Skenderbeu

Në rast se brenda të dielës nuk pastrohet fusha dhe ndeshja rrezikon të mos luhet, klubi korçar mund të përballet edhe me sanksione nga FSHF.

NDRYSHIMET – Skënderbeu nuk po gjen ritmin e duhur, por edhe bazën e ekipit për vijimin e kampionatit. Lëvizjet e shumta në fillim të sezonit bënë që korçarët të humbnin boshtin e skuadrës për të mos gjetur ritmin e duhur.

MEMELLI STERVITJE SKENDERBEU

Ndryshimet u pasuan me paraqitje jo të mira të bardhekuqve. Me ardhjen e merkatos së janarit besimi ishte i madh se gjithçka do të ndryshonte, por realiteti tregoi të kundërtën. Ekipi jo vetëm që nuk ndryshoi, por ka marrë më pak pikë dhe s’ka bindur me lojë.

Trajneri Memelli po përballet në vështirësi të shumta, kjo vihet re edhe te ndryshimet që ka bërë në formacionin fillestar. Ndryshimet priten edhe këtë javë ndaj Vllaznisë, ku mbetet në kërkim të gjetjes së balancave.

Memelli mendon të rikthejë sërish Randin në prapavijë dhe këtë e ka provuar gjatë këtyre ditëve. Së bashku me Sadriun, ganezi premton më shumë stabilitet dhe përqendrim sesa alternativat e tjera. Por nuk është vetëm ky ndryshimi. Si ndaj Teutës, edhe këtë javë Mara pritet ta nisë nga stoli. Mësohet se trajneri i ka kërkuar fantazistit të jetë më aktiv, pasi e pret sërish stoli.

TAKAJ – Nga ana tjetër për të rritur sadopak moralin e ekipit pritet që sot presidenti Takaj të ketë një takim kokë më kokë me stafin dhe lojtarët.

takaj puro

Presidenti i Skënderbeut prej kohësh është i pakënaqur nga ekipi dhe kërkon maksimumin por diçka e tillë nuk po ndodh. Kjo duket se do të japë fund qetësisë të presidentit që mund të fillojë edhe nga tonet e larta dhe ndëshkimet nëse gjërat nuk marrin rrugën e duhur.

LLAZI SARO – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"