EKSKLUZIVE/ FSHF ultimatum Flamurtarit për Dajën, shfryn Idrizi: Do bonusin për Europën, Ilirin e dija trajner që fitonte nga fusha

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 26, 2020 | 23:11

EKSKLUZIVE/ FSHF ultimatum Flamurtarit për Dajën, shfryn Idrizi: Do bonusin për Europën, Ilirin e dija trajner që fitonte nga fusha

FSHF jep tjetër ultima tum për Flamur tarin. Borxhi ndaj Ilir Dajës nuk është shlyer ende, ndaj DHZK-ja ka depozituar një tjetër vendim në zyrat e kuqezinjve. Në këtë shkresë thuhet qartë se ish-trajneri duhet të paguhet plot 93 mijë euro, në të kundërt klubi rrezikon penalitete. Në këtë shumë nuk përfshihet vetëm paga, por edhe inflacioni, kamatëvonesat dhe bonusi për pjesëmarrjen në Kupat e Europës. E megjithatë, është pikërisht pika e fundit që ka irrituar Sinan Idrizin.

sinan-idrizi-dhe-ilir-daja-flmurtari

Në një reagim të dhënë enkas për “Panorama Sport”, administratori e quan të çuditshëm faktin që në vendim përmendet pjesëmarrja në zonën “Euro”, kur në fakt vlonjatët u renditën në vendin e 5- të. Ka edhe një “thumb” për tiranasin që drejton sot Partizanin, të cilin e njihte si një trajner që fitonte në fushë dhe jo në tavolinë.

“Janë diçka te 90 e ca mijë euro që kërkon trajneri Ilir Daja nga Flamurtari, sipas vendimit të Dhomës së Zgjidhjes së Konflikteve. Bëhet fjalë inflacion e kamat pagesa, por edhe për shtesën prej 15% në kontratë prej pjesëmarrjes në Kupat e Europës, me arsyetimin se Skënderbeu nuk mori pjesë.

Kjo është një premio për rezultatin që arrin në fushë. Bonusi për rezultatin që arrin në tavolinë pastaj, është një histori tjetër. Flamurtari nuk ka shkuar në Kupat e Europës, se e arriti prej rezultateve në fushë dhe ju e dini këtë. Por, e kapi këtë vend prej dënimit të Skënderbeut. Po nëse Skënderbeu do të kalonte në qershor se do kishte fituar gjyqin, çfarë do të ndodhte?! Do t’i kërkonte këto para?!

Daja-Idrizi

Në bazë të renditjes Flamurtari nuk ka shkuar në Kupat e Europës se e mbylli në vendin e pestë. A, në bazë të tavolinës, i bie të ketë shkuar. Unë Ilir Dajën e dija një trajner që luante dhe fitonte nga fusha… Atëherë meqë e fituaka nga tavolina dhe paaftësia e të tjerëve, kjo është një histori tjetër”, u shpreh fillimisht Idrizi, që ka edhe një mesazh personal për Dajën. “Ilir Daja mbeti duke thënë nëpër kafenetë e Tiranës se iku me ‘çek të bardhë’ nga Vlora. Të jetë i lumtur që nga Vlora doli bosh, por me ballin lart e duart plot”, tha Idrizi.

PËR DHZK-në

Administratori reagon ashpër edhe ndaj anëtarëve të Dhomës së Zgjidhjes së Konflikteve. Ai i cilëson ata matrapazë, ndërsa ngre pyetjen se ku u bazuan ata kur i referohen Europës. “Problemi është tek arsyetimi i atyre batakçinjve, atyre matrapazëve, atyre zotërinjve të Dhomës së Zgjidhjes së Konflikteve në FSHF.

Sinan-Idrizi

Si e argumentojnë këta? Si e argumentojnë këta pjesëmarrjen në Kupat e Europës? Ne nuk morën pjesë nga renditja. Si i bëhet? Ata kanë bërë një tabelë qitjeje për Flamurtarin dhe fillojnë tani. Ai tjetri vjen me letra të falsifikuara në Vlorë (i referohet Elton Kalesë) dhe këta i japin të drejtë. Vazhdojnë edhe me këtë e arsyetojnë, ka marrë pjesë në Kupat e Europës, ku është në Europë? Si e argumentojnë që mori pjesë apo nuk mori pjesë Skënderbeu? Nuk dua të marr unë pjesë në Europë, nuk dua”, përfundon Idrizi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"