FSHF në tension, arbitrat janë… “top sekret”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 13, 2021 | 8:16

FSHF në tension, arbitrat janë… “top sekret”

Mund të duket e pabesueshme, por është e vërtetë.

tirana partizani

“Panorama Sport” zbulon se deri dje në orën 24:00, FSHF nuk kishte njoftuar asnjë nga arbitrat për pesë ndeshjet që duhet të gjykojnë sot në Kategorinë Superiore.

Një situatë e paprecedentë, që në fakt nuk është hera e parë që ndodh, pasi javët e fundit ka pasur raste kur gjyqtarët janë njoftuar edhe brenda ditës për ndeshjen e caktuar.

Jo vetëm derbi është “top sekret”, por të gjitha ndeshjet e tjera. Tensioni duket se ka përfshirë më shumë se duhet në institucionin e futbollit shqiptar.

Gjithsesi, këto mund të quhen pa diskutim çudira “Made in FSHF”…

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"