EKSKLUZIVE/ FSHF, 60 mijë euro investim për arbitrat në Kategorinë Superiore

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 10, 2021 | 18:43

EKSKLUZIVE/ FSHF, 60 mijë euro investim për arbitrat në Kategorinë Superiore

FSHF po bëhet gati që sezonin e ardhshëm të nisë funksionimi i sistemit VAR në Kategorinë Superiore, me shpresën që do të zbuten në maksimum rastet e dyshimta.

FSHF ARBITRAT

“Panorama Sport” mëson se FSHF ka investuar rreth 60 mijë euro për të sjellë 12 pajisje komunikimi me një vlerë të përafërt me 5000 euro secila. Këto lloj kufjesh do të jenë në funksionim që këtë sezon, ndërsa pritet të jenë në funksion sidomos edhe kur të jetë në funksionim sistemi VAR. Bëhet fjalë për kufje të ngjashme me ato që kanë arbitrat e huaj në kompeticionet e rëndësishme europiane, të një teknologjie të fundit dhe një cilësie të lartë.

Një lloj “dhurate” për gjyqtarët, në shenjë simbolike edhe për të treguar se komunikimi i trupës së arbitrave në fushën e lojës duhet të jetë edhe më i mirë në vazhdim dhe në sinkron edhe me teknologjinë. Kufje të reja, por natyrshëm lind pyetja: Kush do t’u flasë në veshë gjyqtarëve tanë që e bëjnë baltë nga java në javë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"