EKSKLUZIVE/ “Fshesë” te Laçi, largohen tre futbollistë të tjerë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 20, 2019 | 15:35

EKSKLUZIVE/ “Fshesë” te Laçi, largohen tre futbollistë të tjerë

Skuadra e Laçit ka nisur që të lëvizë në merkato, para se të hapet zyrtarisht. Drejtuesit e klubit bardhezi e kanë të qartë planin për pjesën e dytë të sezonit dhe ka nisur puna me largimin e elementeve që nuk janë në planet e stafit teknik. 

shehu laci

“Panorama Sport” ka mësuar ekskluzivisht se bëhet fjalë për tre futbollistë që kanë pasur pak hapësira, të cilët janë larguar.

malci

(Flosard Malçi)

Bëhet fjalë për mesfushorin e djathtë Aleksandro Zaimaj (i aktivizuar 2 ndeshje në kampionat dhe 2 në Kupë) dhe sulmuesit Renato Spahiu (i aktivizuar 3 ndeshje në kampionat dhe dy në Kupë) dhe Flosard Malçi (i aktivizuar 8 ndeshje në kampionat dhe dy në Kupë). Më herët, kurbinasit kanë larguar nga skuadra Elvi Berishën, Stenion dhe Gjinin.

Laci-merkato

THIRRJA 

Klubi bardhezi dje ka bërë publike edhe çmimet e biletave që do të ketë për ndeshjen ndaj Tiranës. Kurbinasit, me anë të një njoftimi në rrjetet sociale, kanë bërë thirrje për prani masive në stadium. “U mundëm në Ballsh, por aspak nuk e ulim kokën. Nuk duhet dhe nuk është koha për të parë pas. Tirana është kundërshtari i radhës, i cili nga stadiumi ynë duhet të dalë i mundur pas 90 minutave. NE dhe JU, së BASHKU, mund t’ia dalim, sikurse kemi bërë edhe më parë. Jemi në fundvit dhe duhet të festojmë! Një fitore të dielën është një dhuratë e bukur fundviti për JU, një dhuratë që ekipi do t’ia bënte vetes dhe drejtuesve. Objektivi është i qartë, rruga po ashtu: Së BASHKU mundim Tiranën dhe këdo. Mos mungoni të dielën! Gjithçka nis prej orës 13:00 dhe stadiumi duhet të oshtijë nga thirrjet ‘Para Laçi’”, ka shkruar fillimisht klubi bardhezi.

Më tej, Laçi ka njoftuar çmimet e biletave, duke nënvizuar se “Klubi ka rënë dakord me kompaninë e biletave që të subvencionojë gjysmën e çmimit të çdo bilete të shitur dhe tifozët mund t’i blejnë biletat vetëm për 200 lekë (të rinj): një biletë në tribunën qendrore do të kushtojë 500 lekë (të rinj), ndërsa në tribunën përballë dhe atë pas porte (për tifozërinë mike) nga 400 lekë (të rinj)”.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"