Ekskluzive/ Flamurtari rikthen yllin brazilian, pritet vetëm firma

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 31, 2018 | 14:48

Ekskluzive/ Flamurtari rikthen yllin brazilian, pritet vetëm firma

Danilo Alvesh pritet të rikthehet te Flamurtari. Burime të sigurta të “Panorama Sport” pranë klubit vlonjat konfirmojnë se sulmuesi brazilian është një hap larg rikthimit në Vlorë.

danilo alvesh

Mësohet se Alvesh ka prishur marrëveshjen me klubin turk Afjet Afyonspor dhe menjëherë është futur në bisedime me drejtuesit e Flamurtarit. Këta të fundit kanë nxituar për të regjistruar emrin e lojtarit në listën e federimeve. Sipas të gjitha gjasave Alvesh do të firmos sot për Flamurtarin dhe do të zyrtarizohet si goditja e rradhës.

ERMAL SIKA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"