EKSKLUZIVE/ Flamurtari rikthen sulmuesin, ja kush nisi sot stërvitjen me vlonjatët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 25, 2019 | 13:03

EKSKLUZIVE/ Flamurtari rikthen sulmuesin, ja kush nisi sot stërvitjen me vlonjatët

Një rikthim tepër i rëndësishëm te Flamurtari, në këtë moment tepër të vështirë që klubi vlonjat po kalon. Bëhet fjalë për sulmuesi Andi Ribaj. 29-vjeçari i është bashkuar ditën e sotme skuadrës, teksa është vënë nën urdhrat e trajnerit Sadedini.

Ribaj Flamurtari

Ribaj ishte pjesë e Flamurtarit edhe sezonin e kaluar, ndërkohë që prej muajsh ishte futbollist i lirë, teksa fillimisht vendosi të mos rinovonte me kuqezinjtë.

Ribaj2

Mesa duket drejtuesit e klubit vlonjat kanë arritur të bindin sulmuesin që të rikthehet për të veshur fanellën e qytetit të tij të lindjes. Me rikthimin e Ribajt, reparti ofensiv i Flamurtarit duket i konsoliduar.

Andi Ribaj Flamurtari

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"