EKSKLUZIVE/ Flamurtari pret një mbrojtës rumun, luan te Dinamo e Bukureshtit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 17, 2018 | 12:30

EKSKLUZIVE/ Flamurtari pret një mbrojtës rumun, luan te Dinamo e Bukureshtit

Një mbrojtës rumun nga Dinamo e Bukureshtit për Flamurtarin. “Panorama Sport” zbulon ekskluzivisht se drejtuesit e klubit vlonjat kanë arritur në parim marrëveshjen me 25-vjeçarin Sergiu Popoviçi, i cili mund të luajë në të majtë ose në qendër të mbrojtjes. Bëhet fjalë për një lojtar të afirmuar në Rumani, madje që ka luajtur të plota edhe tri takimet me rumunët në startin e kampionatit. Oferta e Flamurtarit ka qenë shumë joshëse dhe tashmë lojtari po negocion prishjen e marrëveshjes me Dinamon e Bukureshtit. Në orët në vijim me shumë mundësi klubi do të mbyllë pëfundimisht këtë “operacion”. Popoviçi ka qenë më parë pjesë e ekipeve si Vaslui, Gaz Metan dhe Botoshani.

eks

ARGJENT MUSTAFA Mesfushori kosovar, Argjent Mustafa ka nënshkruar me kuqezinjtë për një sezon. Ka qenë vetë trajneri Ilir Daja ai që ka sjellë në ekip Mustafën, për shkak të njohjes së tij të vjetër. Në sezonin 2012-2014, trajneri Daja e ka pasur Mustafën tek ekipi i Besës së Kavajës dhe i njeh aftësitë e tij, ndaj edhe e ka afruar te Flamurtari. Argjend Mustafa është 25 vjeç. Ai ka lindur në Vushtrri. Karrierën e tij e ka nisur në vendlindje te klubi i Vushtrrisë dhe më tej ka kaluar te Prishtina. Në sezonin 2011-2012 është bërë pjesë e Trepçes.

argjent mustafa3

Në sezonin 2012-2014, Mustafa ka nisur karrierën e tij në Shqipëri, fillimisht te Besa e Kavajës. Në vitin 2014 ka qenë pjesë e Partizanit. Në 2015-2016 ka vijuar te Laçi, në sezonin 2016- 2017 te Tirana dhe sezonin e fundit, që prej vitit 2017 te Kamza. Mustafa ishte disa ditë në provë dhe, pasi ka bindur Dajën për gjendjen e tij, ka firmosur me klubin. LARGIMI Sulmuesi Ibrahim Tungara është drejt largimit nga Flamurtari. 19-vjeçari nga Mali nuk udhëtoi me Flamurtarin drejt Greqisë, pasi nuk i dhanë vizë. Duke qenë se është pa fazë përgatitore, drejtuesit po shikojnë mundësinë e largimit. Pritet që kontrata të zgjidhet me konsensus. Tungara erdhi në Vlorë një vit më parë si talent, por nuk rezultoi kështu, pasi u huazua tek Iliria dhe tashmë është drejt largimit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"