EKSKLUZIVE/ Flamurtari nuk ndalet, josh edhe Ramadanin! Moçka arrin akordin me klubin, pritet përgjigje nga Sukaj

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 30, 2021 | 9:48

EKSKLUZIVE/ Flamurtari nuk ndalet, josh edhe Ramadanin! Moçka arrin akordin me klubin, pritet përgjigje nga Sukaj

Flamurtari nuk ka në plan që të ndalet, josh Behar Ramadanin. “Panorama Sport” zbulon ekskluzivisht arritjen e akordit me shkodranin. Mesfushori i ka thënë “po” Sinan Idrizit dhe sezonin 2021- 2022 do të ndihmojë kuqezinjtë që të ngjiten në Kategorinë e Parë.

Behar-Ramadani-696x466

Pas prezantimit të Bicajt, Gocajt, Ribajt dhe Liçajt, vlonjatët po dëshmojnë se e kanë marrë më shumë se seriozisht ringritjen. 31-vjeçari ishte dje në Vlorë, ku ka zhvilluar edhe një takim me drejtuesit e klubit dhe ka gjetur gjuhën e bashkëpunimit. Behar Ramadani është një lojtar me eksperiencë dhe do t’i bëjë shumë punë skuadrës në mesin e fushës.

Flamurtari

Më parë ai qenë pjesë e shumë skuadrave, si Luftëtarit, Vllaznisë, Burrelit dhe Tërbunit, ndërsa rishtas ishte pjesë e Drenicës në Kosovë. Pritet që shkodrani të prezantohet sot si futbollist i Flamurtarit për të nisur një aventurë të re dhe për herë të parë në Vlorë.

PORTA

Zgjidhet përfundimisht edhe çështja e portës. Gazeta mëson se dje është mbyllur marrëveshja edhe me Shpëtim Moçkën. Vlonjati do të jetë gardian i portës vlonjate edhe për sezonin e ri, tashmë në Kategorinë e Dytë. Ai ishte i dyzuar për të ardhmen, por administratori e ka bindur që të qëndrojë në Vlorë.

Mocka Flamurtari

Gjasat janë që ashtu si edhe Ramadani, edhe portieri të prezantohet ditën e sotme. Por, klubi nuk do ta lërë me kaq. Ata po mundohen që të rikthejnë edhe Xhevahir Sukajn. Sulmuesi u bë kohë të gjatë pa luajtur futboll, megjithatë nuk përjashtohet mundësia që të kthehet. Klubi mbetet në përgjigje të shkodranit.

sukaj idrizi

VLONJATËT

Duket se edhe Flamurtari i ri do të ketë në përbërje shumë lojtarë vlonjatë. Dritan Resuli ka shprehur pëlqimin e tij për disa nga lojtarët e rinj dhe të akademisë vlonjate. Gazeta mëson se ata që do të vijojnë të jenë pjesë e kuqezinjve janë Mateo Qarri, Gersi Diamanti, Vangjel Gjipali, Reinaldo Mukoj dhe Geraldo Ballaj. Patjetër që trajneri i njeh mjaft mirë cilësitë e këtyre lojtarëve pasi i ka stërvitur vetë.

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"