EKSKLUZIVE/ Flamurtari nis me përforcimet, akord me dy brazilianë. Vlonjatëve u bashkohet edhe Gocaj në stërvitje

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 11, 2020 | 12:28

EKSKLUZIVE/ Flamurtari nis me përforcimet, akord me dy brazilianë. Vlonjatëve u bashkohet edhe Gocaj në stërvitje

Dy brazilianë të tjerë në optikën e Flamurtarit. “Panorama Sport” zbulon ekskluzivisht se Freire Trajano Zhose Linkoln, duket se do të jetë blerja më e re e Flamurtarit. Sulmuesi është afruar nga klubi, ndërsa për momentin do të qëndrojë disa ditë në provë, derisa të marrë miratimin përfundimtar të trajnerit Troisi. Zhose Linkoln ka qenë pjesë e Orikumit vitin e kaluar. 26-vjeçari mesfushor që përshtatet edhe si sulmues, është 190 i gjatë dhe shikohet si një përforcim i rëndësishëm në ofensivën vlonjate.unnamed-file

Braziliani është grumbulluar me ekipin në hotel dhe po stërvitet me grupin. Më parë Freire Trajano Zhose Linkoln ka pasur aventurë në Portugali dhe Angli. Velder Kosta pritet që të jetë një tjetër brazilian që do të afrohet te Flamurtari gjatë merkatos së janarit. 25-vjeçari pritet të udhëtojë drejt Vlorës dhe t’i bashkohet ekipit në stërvitje. Lajmi është bërë publik në rrjetin social “Twitter”.

I njëjti burim konfirmon se futbollisti brazilian nuk do të kthehet te klubi i amatorëve të Guaranit, teksa për të qenë futbollist i lirë, ai ka pranuar të paguajë një gjobë të parashikuar në kontratë. Lukas Ramos është një tjetër brazilian që pritet të jetë pjesë e vlonjatëve në këtë merkato të dimrit. 24- vjeçari luan si mesfushor qendror, por mund të përshtatet edhe në mbrojtje. Së fundmi, ka qenë pjesë e PAS Lamias.
flm

PËRGATITJET– Flamurtari vijon me ritme të shpejta përgatitjet në këtë minifazë përgatitore. Grupi sa po vjen dhe po përforcohet edhe më shumë teksa po rikthehen edhe lojtarët e sezonit të shkuar. Dje me ekipin është bashkuar edhe shkodrani Olsi Gocaj, që bashkë me Xhevahir Sukajn kanë kryer vrapime të lehta. Po ashtu veçmas është stërvitur edhe greku Jorgos Sarris.

Trajneri Troisi dje i ka kushtuar më shumë rëndësi përgatitjes fizike të ekipit. Braziliani nuk ka toleruar në këtë aspekt, ndërsa dje ka i “shtrydhur” futbollistët. Prej tyre ka kërkuar veprime sa më të sakta, por edhe shpejtësi. E nisi me vrapime të lehta, për të vijuar më pas me ushtrime të tjera fizike. Braziliani ka provuar lojtarët edhe me qarkullimin e topit, por edhe thuajse të gjithë përpara porte. Trajneri e ka nisur me dorë të hekurt përgatitjen, teksa dje të gjithë ishin të përqendruar vetëm te puna.

DREJTUESIT– Dje, bashkë me ekipin në seancën stërvitore ka qenë edhe drejtori Ardi Ciruna. Ky i fundit ka diskutuar dje gjatë në një cep të fushës me përgatitësin e portierëve Luan Birçe, si dhe me trajnerin e të rinjve, Fjodor Xhafa. Ndërkaq, seanca e djeshme stërvitore u ndoq edhe nga trajneri i ekipit U-17, Dritan Sadedini. Prezenca e tyre ka qenë jo pa qëllim. Trajneri Marçelo Troisi ka kërkuar që të afrojë në skuadrën e parë edhe ndonjë element cilësor nga ekipi i moshave.

ERMAL SIKA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"