EKSKLUZIVE/ “Flamurtari më ka borxhe”, Shpëtim Duro: Kam vendosur të… (E PLOTË)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 8, 2020 | 11:23

EKSKLUZIVE/ “Flamurtari më ka borxhe”, Shpëtim Duro: Kam vendosur të… (E PLOTË)

Jo vetëm ndaj Ilir Dajës, Flamurtari ka detyrime edhe ndaj Shpëtim Duros, një tjetër ish-trajneri. Ndryshe nga Daja, Duro nuk e ka çuar në gjyq Flamurtarin, por ka preferuar ta zgjidhë këtë çështje në mënyrë miqësore, duke u treguar më xhentëllmen.
Duro
Një fakt të tillë, ish-trajneri i Flamurtarit e ka bërë të ditur në një prononcim ekskluziv për “Panorama Sport”: “Detyrime Flamurtari ka edhe ndaj meje. Ju besoj se e dini, por kam preferuar që këto detyrime t’i zgjidh në mënyrë miqësore, jo ligjore”, thotë shkurt Shpëtim Duro, i cili nuk ka ndërmend ta hedhë në gjyq klubin vlonjat.

DETYRIMET – Shpëtim Duro e drejtoi Flamurtarin në sezonin 2017-2018. Ai u emërua në krye të stolit vlonjat në shkurt të 2017-ës, kur pasoi Gentjan Mezanin. Duro dha dorëheqjen nga Flamurtari në prill, kur ekipi u eliminua nga Kupa e Shqipërisë nga Skënderbeu në Vlorë. Nën drejtimin e Duros Flamurtari zhvilloi një sezon të shkëlqyer, pavarësisht se në muajt e fundit i munguan rezultatet. Pas largimit të Duros, drejtimin e ekipit e mori Ardi Behari deri në fund të sezonit.

Shpetim Duro Flamurtari stervitje

“Panorama Sport” mëson se trajneri Duro ka marrë disa paga nga Flamurtari, por nuk është shlyer totalisht, ndërsa vetë trajneri kryeqytetas nuk pranon të japë shifra: “Nuk ka nevojë të zgjatem me shifra. Aty janë dokumentet që flasin për këtë gjë”, u shpreh Duro, i cili është nostalgjik për Flamurtarin.

Atij i vjen shumë keq që ekipi tashmë është në Kategorinë e Parë dhe shpreson se administratori Idrizi ta kthejë shpejt në elitë. “Kam kaluar një nga periudhat më të mira te Flamurtari. Isha i respektuar nga të gjithë, ndaj edhe sot jam shumë i emocionuar kur e kujtoj atë kohë. Më vjen keq që Flamurtari nuk do të jetë në elitë, por kam besim se Sinan Idrizi do ta çojë aty ku e meriton”.

ERMAL SIKA 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"