EKSKLUZIVE/ Flamurtari-Longo, zbulohet pakti për kontratën. Ja paga që do të përfitojë italiani

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 28, 2023 | 22:18

EKSKLUZIVE/ Flamurtari-Longo, zbulohet pakti për kontratën. Ja paga që do të përfitojë italiani

Diego Longo nuk i ka vendosur kush te Flamurtarit. Italian ka pranuar për marrë drejtimin e skuadrës për gjashtë ndeshjet e mbetura të sezonit të rregullt, por nuk ka parë fare anën financiare.

longo idrizi

Trajneri duket më largpamës, pasi më shumë ka menduar për të ardhmen. Duke qenë se administratori Sinan Idrizi i ka premtuar 47-vjeçarit se do t’i rinovohet automatikisht kontrata kur skuadra të ngjitet në elitë, ai ka thënë direkt “po”. E thënë troç, pranuar që të vijë në Vlorë për një bashkëpunim afatgjatë.

PAKTI Trajnerin e ri e ja joshur edhe një tjetër detaj. Mësohet se numri një i klubit i ka premtuar atij se do ta ndërtojë po ai skuadrën sezonin e ardhshëm.

Përpara se të shkojmë deri këtu, fillimisht Longos do t’i duhet që më parë të sigurojë ngjitjen e Flamurtarit në Superiore.

Nëse nuk realizohet objektivi madhor, atëherë bashkëpunimi me italianin do të ndërpritet. Jo vetëm kaq, por do të largohet thuajse i gjithë ekipi.

Burime pranë klubit vlonjat pohojnë për “Panorama Sport”, se nuk do të ketë aspak tolerim, por në rast dështimi në ngjitje, skuadra aktuale do të “shkrihet”.

Gjashtë ndeshjet e mbetura janë provë e vërtetë zjarri për futbollistët, por edhe për trajnerin, që debutimin do ta ketë në fund të kësaj jave përballë Orikut.

KONTRATA Pavarësisht se Diego Longo është treguar zemërgjerë dhe nuk ka vendosur kushte specifike për vlonjatët, palët e kanë nënshkruar një kontratë, por që në këtë rast është xhentëlmenësh.

Megjithatë, “Panorama Sport” ka arritur të zbulojë se për këto gjashtë ndeshjet e mbetura do të paguhet 3 mijë euro. Por nëse do të kapet Superiorja, italiani dhe stafi i tij teknik do të marrin edhe bonuse. Mbetet për t’u parë tashmë se çfarë do të ndodhë, për të folur më pas për të ardhmen.

ERMAL SIKA – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"