EKSKLUZIVE/ Flamurtari gjen mbrojtës, akord me 31-vjeçarin e Gaz Metan (Video)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 18, 2018 | 23:40

EKSKLUZIVE/ Flamurtari gjen mbrojtës, akord me 31-vjeçarin e Gaz Metan (Video)

Flamurtari merr një rumun dhe “blind on” qendrën e mbrojtjes. “Panorama Sport” mëson ekskluzivisht se 31- vjeçari Kristian Sirghi do të mbërrijë sot në Vlorë dhe do të firmosë zyrtarisht kontratën me klubin kuqezi. Qendërmbrojtësi ka qenë në bisedime prej ditësh me vlonjatët, por klubi kishte një alternativë më të mirë, sërish në Rumani.

SG

Ishte pikërisht Sergiu Popoviç, mbrojtësi i Dinamos së Bukureshtit, që pritej të firmoste në Vlorë. Mirëpo, lojtari nuk u la i lirë nga klubi gjigant rumun dhe drejtuesit vlonjatë nuk humbën kohë, duke marrë një tjetër bashkëkombës së tij. Kristian Sirghi ka një eksperiencë të gjatë në elitën e futbollit rumun, duke luajtur për shtatë sezone tek Otelul Galati, e më pas një vit në Izrael me Makabi Netanjën.

sirgi

Sirghi ka qenë edhe pjesë e klubit qipriot, Ermis Aradipu, përpara se të rikthehej në Rumani te Gaz Metani, ku luajti në dy sezonet e fundit. Sërish në lojë për shërbimet e tij ishte edhe klubi qipriot Ermis, por vlonjatët i bën një ofertë më të mirë mbrojtësit.

 

SINAN IDRIZI – Administratori bëhet supersticioz në prag të startit të kampionatit. Në një prononcim të dhënë për “Panorama Sport”, administratori tha se ndeshja me Teutën do të jetë vendimtare për këtë sezon, pasi do të përcaktojë fatet dhe ecurinë e këtyre dy ekipeve. “Ndeshja e parë me Teutën është si punë orakulli për Flamurtarin.

idrizi

Gjithmonë në ndeshjen e parë, cili nga ekipet e fiton ndeshjen mes Flamurtarit dhe Teutës, bën një kampionat më të mirë gjatë sezonit. Kur na ka mundur Teuta para tre vitesh në Fier në fushë asnjanëse, atë vit Teuta bëri kampionatin më të mirë se ne. Tani i bie që ta hapim ne kampionatin në fushën e tyre dhe të bëjmë ne kampionatin më të mirë. Unë kam shumë besim te futbollistët. Nuk dua të flas për objektiva dhe t’i vendos në trysni lojtarët dhe stafin. Atë se çfarë kërkojnë tifozët vlonjatë, por edhe klubi, pra objektivat i dinë vetë futbollistët”, tha Idrizi.

MERKATO – Administratori Idrizi ndalet edhe te merkato. “Merkato vijon të jetë e hapur për Flamurtarin. Presim që të na vijë një futbollist rumun në mbrojtje. Po ashtu presim edhe një sulmues. Këta dy lojtarë do të bëjnë diferencën. Por nuk do mjaftohemi me kaq. Do të kemi edhe dy-tre përforcime deri në fund. Qëllimi është që të marrim lojtarë me vlera dhe që të jenë profesionistë”, tha Idrizi.

kale vlore

KALE – Sinan Idrizi ndalet edhe te çështja “Kale”. Sipas administratorit, braziliani është lojtar i Flamurtarit. “Elton Kale është lojtar i Flamurtarit. Futbollisti ka nënshkruar një kontratë me ne. Besoj se të hënën apo të martën do të mblidhet Dhoma e Zgjidhjes së Konflikteve për të zgjidhur këtë situatë. Ai është lojtari ynë, pasi ka bërë një kontratë me Flamurtarin dhe kaq. Të tjerat janë histori që nuk më përkasin mua, por do t’i zgjidhin vetë palët”, përfundon Idrizi.

ERMAL SIKA

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"