EKSKLUZIVE / Flamurtari, akord me ish-lojtarin e Vardarit të Shkupit (video)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 26, 2018 | 13:45

EKSKLUZIVE / Flamurtari, akord me ish-lojtarin e Vardarit të Shkupit (video)

Që pas zyrtarizimit të Idriz Bathës dhe Blerim Kotobellit, të dy të ardhur nga Partizani, te Flamurtari ka pasur një qetësi të “frikshme”. Megjithatë, klubi nuk ka qëndruar në vendnumëro, pavarësisht se kanë munguar konkretizimet në merkato.

1200px-20170621_Admira_Wacker_vs_Vardar_Skopje_Darko_Glisic_DSC_6094

“Panorama Sport” mëson se drejtuesit janë pranë marrëveshjes me ish-lojtarin e Vardarit të Shkupit, Darko Glishik. Ky i fundit ka qenë edhe në orbitën e Kukësit, por verilindorët morën Vangjel Zguron dhe më pas u sfumua si mundësi. Gazeta mëson se në parim është arritur një marrëveshje me 26-vjeçarin, i cili pasi ka përfunduar sezonin me Vardarin e Shkupit, është tashmë lojtar i lirë. Pritet që Glishik të mbërrijë në Vlorë dhe të konkretizoj marrëveshjen me klubin kuqezi.
sked
sked1

Ai është një futbollist që luan në të gjitha pozicionet e krahut të majtë, qoftë si mbrojtës, mesfushor apo sulmues krahu. Dallohet për një goditje shumë të fortë, ndërsa përveç Vardarit ka luajtur edhe me Olimpian e Sarajevës në Bosnje, e gjithashtu me Dinamo Tbilisin në Gjeorgji

fs

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"