EKSKLUZIVE/ Fitorja në derbi ndaj Partizanit, Tirana hap “thesin”. Presidenti Halili me premio të majme për lojtarët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 3, 2022 | 14:30

EKSKLUZIVE/ Fitorja në derbi ndaj Partizanit, Tirana hap “thesin”. Presidenti Halili me premio të majme për lojtarët

Tirana arriti të fitonte mbrëmjen e djeshme derbin e kryeqytetit ndaj Partizanit me rezultatin 0-2, në stadiumin “AIR Albania”, e vlefshme për javën e gjashtë të Kategorisë Superiore.

TIRANA

Heroi i bardhebluve ishte Redon Xhixha, i cili shënoi një dopietë, në minutat 45+1′ dhe 68′, duke bërë që kampionët aktualë të Shqipërisë të mos mposhten për ndeshjen e gjashtë radhazi nga “demat e kuq”.

Pas kësaj fitoreje Tirana ka “hapur” thesin me presidentin Refik Halili që ka shpërndarë premio për futbollistët bardheblu.

“Panorama Sport” mëson ekskluzivisht se janë 20-25 milionë lekë premio që kanë marrë lojtarët në fund të ndeshjes.

Presidenti Halili mësohet se ka premtuar një shumë të tillë dhe lojtarët i kanë merituar plotësisht.

OLSI AVDIAJ – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"