EKSKLUZIVE/ Fitorja ndaj Tiranës “ngroh” xhepat, presidenca motivon ekipin e Vllaznisë me premion e majme

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 6, 2022 | 14:46

EKSKLUZIVE/ Fitorja ndaj Tiranës “ngroh” xhepat, presidenca motivon ekipin e Vllaznisë me premion e majme

Dy fitoret radhazi, dhe për më tepër ndaj Kukësit e Tiranës kampione në fuqi, kanë rikthyer qetësinë e dëshiruar në klubin shkodran.

VLLAZNIA 3

Vllaznia po kalon një moment mjaft të mirë në kampionat, duke lënë pas atë start negativ me Erzenin. Kësisoj, përveç atmosferës tejet entuziaste, tashmë do të ketë edhe “ngrohje” të xhepave për lojtarët dhe stafin kuqeblu.

“Panorama Sport” mëson nga burime në klubin kuqeblu, se përveç likuidimit të rrogave, presidenca ka menduar të japë një premio prej 10 mijë eurosh në total për dy fitoret e fundit.

Kjo shumë do të shpërndahet gjatë ditëve në vijim, për të shërbyer si motivim para transfertës delikate që Vllaznia do të ketë të shtunën ndaj Egnatias.

Klubi, me në krye presidentin Alban Xhaferi, shpresojnë që skuadra të vazhdojë me fitore dhe të kapë sa më shpejt kreun e tabelës, teksa aktualisht ka tri pikë më pak se Partizani.

ADMIR URUÇI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"