EKSKLUZIVE/ Fitoi titullin kampion me Tiranën, klubi i Dinamos prezanton drejtorin e ri sportiv

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 10, 2021 | 14:50

EKSKLUZIVE/ Fitoi titullin kampion me Tiranën, klubi i Dinamos prezanton drejtorin e ri sportiv

Arbi Laçi do t’i bashkohet stafit drejtues të Dinamos, ku do të mbajë postin e drejtorit sportiv.

Arbi Laci

“Panorama Sport” mëson se ai është zgjedhur dhe prezantuar mbrëmë nga presidenti Adrian Bardhi para të gjithë trajnerëve të klubit, që nga Bledi Shkëmbi i skuadrës së parë dhe atyre të akademisë.

Blutë plotësojnë kështu strukturën drejtuese të tyre me drejtorin sportiv, që deri tani kishte munguar. Arbi Laçi vjen te Dinamo pas përvojës me Tiranën, ku dhe u shpall kampion.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"