EKSKLUZIVE/ “Firmos për ndershmëri”, trajneri i Tomorit “shuan” paragjykimet: Do të luftojmë fort për të tentuar ngjitjen

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 7, 2022 | 20:27

EKSKLUZIVE/ “Firmos për ndershmëri”, trajneri i Tomorit “shuan” paragjykimet: Do të luftojmë fort për të tentuar ngjitjen

Tomorit i është shtuar “oreksi”. Ndry shimi i rregullores dhe fitorja në Sarandë i dha vendin e 5-të, e megjithatë në Berat nuk duan ta lënë me kaq.

KLODIAN ARBERI

 

 

Tani lakmojnë të 4-tin dhe kur janë vetëm 2 pikë larg Apolonisë, shanset janë. Me këtë mision do ta vazhdojnë garën deri në fund, ndaj edhe Klodian Arbëri e sheh të udhës që ta japë një premtim: “‘Firmos’ për ndershmëri në 5 javët e mbetura”.

Gjatë një interviste të dhënë enkas për “Panorama Sport”, trajneri ndalet edhe te përballja e së shtunës.

Presin Besën dhe llogaritë bëhen me fitore. Do të jetë një duel interesant edhe në pankinë, pasi “Loku” do të ketë kundërshtar Dorjan Bubeqin, me të cilin dikur rivalizonte për golat.

Fitorja me Butrintin ju dha vendin e 5-të, i kënaqur?

Besonim shumë se do ia dilnim, që para se të hynim në fushë. E përgatitëm më së miri këtë duel, që nuk ishte aspak i lehtë. Kundërshtari lufton për mbijetesën dhe ndeshja nuk i shpëtoi tensionit, por nuk u dorëzuam dhe shënuam në fund.

Këtë të shtunë prisni Besën, që është vetëm 3 pikë larg jush. “Firmosni” për fitoren?

Presim një ekip me tradita dhe nuk duhet ta shohim aspak renditjen apo përbërjen që ka. Aq më shumë që kavajasit vijnë në Berat pas asaj fitoreje me Tërbunin. Kjo tregon se ata nuk duhen nënvlerësuar edhe pse kanë një motiv për të qenë brenda vendit të gjashtë.

Do të keni përballë Bubeqin, me të cilin dikur rivalizonit për golat. Si e shihni këtë duel?

Do të jetë një sfidë mes skuadrave dhe jo mes nesh. Dori mbetet një mik i vjetër imi dhe një figurë që meriton respekt, për atë që i ka dhënë futbollit si futbollist. Më vjen mirë që po spikat edhe si trajner. I ka dhënë provat dhe shoh që po punon fort me elementin e ri.

Uroj që Besa të kapë gjashtëshen, sepse e meriton një shans për ngjitjen. Kur vjen puna te synimi pastaj, ne do luajmë për fitoren.

A e shihni Tomorin në elitë në fund të sezonit?

Tomori po luan ndershëm dhe këtë e tregoi në Sarandë, që shumëkush mund ta ketë paragjykuar. Kjo do të jetë fytyra e ekipit tim deri në fundin e këtij sezoni. Ne do të provojmë gjithçka dhe cilësia nuk na mungon.

Në këtë drejtim, “firmos” për ndershmëri. Kuptohet që vetëm një skuadër do të ngjitet, por ne do t’ia bëjmë hyzmetin deri në fund.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"