EKSKLUZIVE/ Finalja e Ligës së Konferencës në “Air Albania”, arbitrat e Roma-Fejnord kanë mbërritur në Tiranë ditën e…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 24, 2022 | 14:38

EKSKLUZIVE/ Finalja e Ligës së Konferencës në “Air Albania”, arbitrat e Roma-Fejnord kanë mbërritur në Tiranë ditën e…

Arbitrat e finales Roma-Fejnord mbërritën në Tiranë që të hënën.

KOVAKS

“Panorama Sport” zbulon se dje zyrtarët e FSHF-së kanë pritur në aeroportin “Nënë Tereza” gjyqtarin kryesor nga Rumania, Istvan Kovacs, si dhe dy asistentët e tij, Vasile Florin Marinesku dhe Ovidiu Artene.

Në sistemin VAR janë përzgjedhur nga UEFA gjermanët Marko Fritz, Kristian Dingert dhe Bastian Dankert, të cilët gjithashtu kanë ardhur në Tiranë që dje.

Gjyqtarët kanë qenë të shoqëruar nga shefi i arbitrave në UEFA, italiani Roberto Rozeti.

Ndërkohë, si vëzhgues të arbitrave në këtë finale është përzgjedhur holandezi Bjorn Kuipers.

Roma-Fejnord është finalja e parë e kompeticionit të Ligës së Konferencës, që u krijua nga UEFA vetëm një vit më parë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"