EKSKLUZIVE/ Fiksimi nuk harrohet, ylli i Skënderbeut në orbitën e Tiranës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 14, 2020 | 0:08

EKSKLUZIVE/ Fiksimi nuk harrohet, ylli i Skënderbeut në orbitën e Tiranës

Fiksimi nuk harrohet. Bruno Dita vazhdon të jetë në orbitën e Tiranës. Lojtari është një nga objektivat e kryeqytetasve për sezonin e ri. Pas Kallakut tani është radha e Ditës që të marrë një vendim. Klubi bardheblu, drejtuesit dhe trajneri e kanë shumë dëshirë. Një dëshirë që ekziston edhe te Dita, por që nuk po konkretizohet edhe pse ekziston prej dy vitesh.

Dita

Në fakt, Tirana ka pritur që Bruno Dita t’i zgjidhte çështjet e tij me Skënderbeun dhe të firmoste me Tiranën që në janar, por gjithçka u përmbys. Burime zyrtare pranë klubit bardheblu bënë me dije për “Panorama Sport” se lojtari pëlqehet shumë nga stafi dhe vetë ai kishte shprehur dëshirën për t’u afruar te kryeqytetasit. Sipas asaj që ka mësuar “Panorama Sport”, futbollisti shihej si një investim i madh për Tiranën, i cili mund të mbyllte disa boshllëqe në skuadër, duke ditur që Dita luan në disa pozicione.

Dita

Presidenti Refik Halili mësohet se i bëri një ofertë Ardjan Takajt për lojtarin që ta merrte te Tirana, ofertë që me sa duket, vazhdon të jetë në fuqi prej janarit. Atëherë nuk pati diskutime të drejtpërdrejta, por te Tirana kanë pritur që Dita të bëhej i gjallë dhe të kishte një marrëveshje, sepse kështu ai kishte premtuar. Kryeqytetasit e mbyllin merkaton pa lojtarin që shpresonin të afronin edhe pse e kanë dëshiruar deri sekondën e fundit të 31 janarit. Dimri kaloi dhe tani është prag Europe. Dita është një nga qëllimet e Tiranës. Nëse lojtari del futbollist i lirë, do të vishet bardheblu dhe kjo do të ishte diçka fantastike për Tiranën.

PENGESA – Problemi kryesor që Dita nuk kaloi te Tirana në janar ishte Skënderbeu dhe Ardjan Takaj. Presidenti nuk e la të lirë lojtarin dhe paçka se kishte paditur zyrtarisht klubin e Skënderbeut në Dhomën Kombëtare të Zgjidhjes së Konflikteve nuk pati ndarje. Më 28 janar u zhvillua gjyqi në ambientet e FSHF-së ku Skënderbeut iu la afat që të paguante lojtarin. Dita ka mbajtur në muajt e fundit edhe shiritin e kapitenit të Skënderbeut.

bruno dita

Mësohet se ai ia ka bërë të qartë Tiranës se në fillim duhet të ndahet me korçarët, por që ta bëjë një gjë të tillë duhet të marrë pagesat e prapambetura dhe nuk do të ndahet me hatërmbetje nga të tjerët. Veç Ditës, Tirana po hedh sytë nga merkatoja vendëse, me Kallakun që mund të jetë pjesë e saj. Jo vetëm kaq. Synime janë edhe Krasniqi i Skënderbeut dhe lojtarë të tjerë të Superiores. Bardheblutë shpresojnë që kriza financiare t’i ndihmojë në këtë periudhë Champions-i.

OLSI AVDIAJ – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"