EKSKLUZIVE/ FIFA trondit Luftëtarin, i bllokohet merkato sepse…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 14, 2020 | 0:00

EKSKLUZIVE/ FIFA trondit Luftëtarin, i bllokohet merkato sepse…

Lajm tronditës për Kategorinë Superiore, borxhet e shumta detyrojnë FIFA-n t’i bllokojë merkaton e janarit klubit të Luftëtarit. “Panorama Sport” mëson ekskluzivisht se klubi gjirokastrit është njoftuar sot nga qeveria e futbollit botëror se nuk ka të drejtë të bëj asnjë lëvizje në hyrje gjatë merkatos së janar. 

luftetari

Ky vendim ka ardhur për shkak të disa gjyqeve në FIFA nga ish-lojtarë të Luftëtarit në tre sezonet e fundit, teksa vendimet kanë qenë të formës së prerë, por klubi nuk i ka zgjidhur brenda afateve. Kjo është një goditje e madhe për Luftëtarin, që duket e destinuar për të qenë një kategori më poshtë.

Ndërkohë, vetëm tri vite më parë u dënua nga FIFA me bllokim të merkatos klubi i Tiranës, teksa koicidoi që atë sezon zbriti për herë të parë nga kategoria.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"