EKSKLUZIVE/ Festë në Vlorë, federohen edhe 2 futbollistë brazilianë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 13, 2020 | 23:10

EKSKLUZIVE/ Festë në Vlorë, federohen edhe 2 futbollistë brazilianë

Në mes të gjithë kësaj situate kaotike, dje është dhënë një lajm i mirë për Flamurtarin: Federohen edhe dy brazilianë të tjerë. “Panorama Sport” mëson nga burime zyrtare të klubit se dje janë federuar edhe dy brazilianët e fundit, Karlos Henrike Ramos dhe Odialdo Souza de Oliveira të cilët ishin në pritje.

flamurtrai

Mbetet pa u federuar për momentin vetëm Bruno Lipi. Dy brazilianët e tjerë Lukas Ramos, Uelber Kosta u federuan para ndeshjes së Kupës, teksa u aktivizuan me Vllazninë. Duke qenë se ndeshja është brenda javës dhe është mjaft e rëndësishme, trajneri Troisi nuk i ka lënë pushim lojtarët pas eliminimit nga Kupa e Shqipërisë.

Për ndeshjen me Luftëtarin, do të vijojë të jetë mungesë Xhavahir Sukaj i cili është i dëmtuar si dhe greku Jorgos Sarris. Ky i fundit ka mbërritur në Vlorë, por duket se është ende shpejt për të folur se kur mund të rikthehet në fushë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"