EKSKLUZIVE/ Ethemi prish akordin me Lokomotivën e Zagrebit, në bisedime me skuadrën e dy ish-lojtarëve të Kukësit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 20, 2020 | 23:51

EKSKLUZIVE/ Ethemi prish akordin me Lokomotivën e Zagrebit, në bisedime me skuadrën e dy ish-lojtarëve të Kukësit

Valon Ethemi nuk do të vazhdojë karrierën te Lokomotiva e Zagrebit, me të cilët kishte arritur akordin para pak ditëve. “Panorama Sport” mëson se ish-lojtari i Kukësit ka prishur akordin me klubi kroat dhe do të vazhdojë karrierën diku tjetër.

ETHEMI

Mesfushori së fundmi ka qenë në bisedime me skuadrën e Ligës së Parë turke, Istanbulspor, aty ku luajnë edhe dy ish-shokët e skuadrës, Kristal Abazaj dhe Eduart Rroca. Palët janë në bisedime dhe në të ardhmen Ethemin mund ta shikojmë në kampionatin turk.

23-vjeçari u largua me shumë polemika nga Kukësi për kontratën e tij, teksa bëri edhe vizitat mjekësore te klubi polak i Zaglebie Lubin, por që për shkak të gjyqit që kishte me verilindorët ky transferim nuk u finalizua.

SKERDILAID SULOZEQI-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"