EKSKLUZIVE/ Është pa ekip dhe kërkohet nga klubi i Ramës, Kukësi mendon të rikthejë mbrojtësin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 18, 2019 | 18:13

EKSKLUZIVE/ Është pa ekip dhe kërkohet nga klubi i Ramës, Kukësi mendon të rikthejë mbrojtësin

Gjatë merkatos së verës Kukësi pati shumë lëvizje, afrime dhe largime. E një ndër largimet më të rëndësishme ishte pa dyshim mbrojtësi i majtë Simon Rrumbullaku. 

rrumbullaku

Mbrojtësi u largua me dëshirë dhe konsensus nga Kukësi, në bashkëpunim me drejtorin Nexhipi e pa dyshim me lejen e presidentit Gjici. 27-vjeçarit i mbaronte kontrata, por kishte opsion rinovimin. Pa dyshim që drejtuesit e Kukësit dëshironin që ai të qëndronte edhe për një sezon, por ishte vendimi i mbrojtësit ai që i dha fund kësaj marrëdhënieje 2.5-vjeçare.

Mbrojtësi u largua drejt Athinës ku ka familjen e vijoi aktivitetin stërvitor. Pas shumë bisedave e negociatave me shumë klube, ai akoma nuk ka arritur të gjejë një klub. Rrumbullaku pretendon që të aktivizohet në një kampionat elitar e më afër nga të gjithë ishte me një klub prestigjioz si Dinamoja e Bukureshtit, por për disa arsye të jashtme, transferimi nuk u krye. Shumë klube shqiptare, duke nisur që nga Partizani e Tirana, kërkuan shërbimet e mbrojtësit, por duke pasur një marrëveshje të shkruar me presidentin Safet Gjici, që ai nëse rikthehet të luajë në Shqipëri e bën vetëm për Kukësin.

simon rrumbullaku

Pra, nuk i lejohet të luajë për askënd tjetër. Largimi i Rrumbullakut la një boshllëk të madh në linjën e majtë, pasi as Kitanovski e as Kotobelli nuk kanë arritur të jenë titullarë fiks në të majtë. Kitanovski, në fakt, ka qenë polivalent, pasi ka luajtur në të majtë e djathtë të mbrojtjes, por dhe në mesfushë.

PLANI I KLUBIT

Duke parë këtë situatë në ekip, e pikërisht në këtë rol, por duke parë edhe marrëdhëniet mjaft të mira që drejtuesit kanë me Rrumbullakun kanë menduar ta rikthejnë atë sërsh. Të paktën, po tentojnë. Ata janë interesuar e kanë marrë kontakte me vetë lojtarin, duke i shprehur dhe dëshirën për rikthim.

Rrumbullaku

Gjithsesi, do të jetë shumë e vështirë që mbrojtësi të rikthehet te Kukësi dhe në Superiore, pasi dëshiron që të bëjë një hap më të madh në karrierë dhe pse ai aktualisht është pa ekip. Gazeta mëson ekskluzivisht se në garë për të marrë shërbimet e tij është ekipi i Valdet Ramës, Mepen. Drejtuesit e ekipit të Bundesligës 3 gjermane kanë shprehur interes për mbrojtësin e majtë.

Mbetet për t’u parë se çfarë do të ndodhë, por dhe Rama ka bërë punën e vet, duke shprehur konsideratat më të mira për ishshokun e tij të skuadrës Simon Rrumbullakun. Në fakt, Rama ka shkëlqyer vetë te Mepeni, pasi në tetë ndeshje ka shënuar 4 gola. Në 2 sezone e gjysmë, që ishte pjesë e verilindorëve, Rrumbullaku u aktivizua 89 ndeshje, teksa arriti të realizonte vetëm 1 gol. Mbrojtësi arriti të përjetonte suksese të mëdha me skuadrën verilindore, pasi arriti të fitonte kampionatin dhe Kupën e Shqipërisë.

Skerdilaid Sulozeqi

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"