EKSKLUZIVE/ Erzeni tenton sulmuesin që e mbylli me Egnatian, rikthehen dhe lojtarët që… ikën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 3, 2022 | 10:56


EKSKLUZIVE/ Erzeni tenton sulmuesin që e mbylli me Egnatian, rikthehen dhe lojtarët që… ikën

Erzeni kërkon të afrojë sulmuesin që mbylli sezonin me Egnatian, Ilirid Ademi. “Panorama Sport” mëson nga burime në klub se mes drejtuesve dhe lojtarit 27-vjeçar po negociohet ditët e fundit për të arritur një marrëveshje. Gjithashtu klubi është në bisedime të avancuar edhe me një mesfushor brazilian dhe sulmues senegalez.

ILIRID ADEMI

Ndërkohë, mbrojtësi i djathtë, Drilon Kryeziu dhe mesfushori shkatërrues, Amir Kahrimanoviç, kanë bërë prapakthehu në Shijak. Dy ditë më parë lojtarët nuk ishin pjesë e stërvitjes dhe në klub nuk ishin në gjendje të konfirmonin nëse ishin larguar përfundimisht.

Megjithatë, dje të dy janë shfaqur në stërvitje dhe sipas burimeve në klub, kanë rënë më në fund dakord për të firmosur me Erzenin, duke qenë tashmë zyrtarisht lojtarë të skuadrës së drejtuar nga Xhevahir Kapllani.

23-vjeçari Kryeziu vjen pas aktivizimit në kampionatin slloven me Rudar Velenjën dhe NK Triglav.

Ndërsa 23-vjeçari Kahrimanoviç ka luajtur së fundmi me Renovën e Tetovës në Maqedoninë e Veriut. Ai ka lindur në Kroaci dhe është formuar si futbollist te akademia e Dinamos së Zagrebit. Prej dy javësh lojtarët po stërviten nën urdhrat e Kapllanit dhe janë kandidatë për të qenë titullarë.

RONALD FAJA – PANORAMASPORT.AL