EKSKLUZIVE/ Erzeni merr zemër nga tifozët, dështon marrëveshja me ish-mesfushorin e Partizanit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 7, 2023 | 10:14

EKSKLUZIVE/ Erzeni merr zemër nga tifozët, dështon marrëveshja me ish-mesfushorin e Partizanit

Në Shijak e kanë harruar menjëherë eliminimin nga Kupa e Shqipërisë, duke u fokusuar totalisht te ndeshja e radhës në kampionat ndaj Kastriotit. Edhe pse ora 13:00 duket e papërshtatshme, për më tepër që temperaturat kanë shënuar nën zero, kjo nuk do t’i pengojë tifozët shijakas që të udhëtojnë drejt Kamzës.

erzeni

Sot pritet të jenë rreth 400 tifozë nga Shijaku të pranishëm në stadium, në një ndeshje mjaft të vështirë për Erzenin, pasi luan ndaj një kundërshtari që po lufton për pikët, shtuar këtu faktit që dy përballjet e para mes tyre kanë përfunduar në barazim.

Ndërkohë, trajnerin Xhevahir Kapllani e bëjnë me dhimbje koke mungesat. Ishin plot 4 lojtarë titullarë të dëmtuar ndaj Vllaznisë, përfshirë këtu edhe Krasniqin, që po sakrifikon në gjysmë kondicioni.

Në dyshim është Florijan Kadriu, i cili pritet të riaftësohet këto ditë për të qenë i gatshëm, ndërsa Sadiki dhe Asani nuk kanë arritur dot të rikuperohen as për këtë ndeshje.

Ndërkohë, sa u përket afrimeve të janarit, “Panorama Sport” ka zbuluar se venezueliani Aristoteles Romero, nuk do t’i bashkohet Erzenit për arsye personale, paçka se klubi dhe mesfushori arritën akordin. Afrimi i tij ishte menduar nga stafi për të forcuar edhe më shumë mesfushën.

ARISTOTELES ROMERO 1

RONALD FAJA – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"