EKSKLUZIVE/ Erdhi me bujë te Kukësi në merkaton e janarit, sulmuesi zyrtarisht pa skuadër

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 6, 2022 | 14:31

EKSKLUZIVE/ Erdhi me bujë te Kukësi në merkaton e janarit, sulmuesi zyrtarisht pa skuadër

Vasil Shkurtaj është zyrtarisht futbollist i lirë dhe mund të firmosë në ditët e ardhshme në çdo ekip që dëshiron.

VASIL SHKURTAJ

Me përfundimin e sezonit, marrëveshja që sulmuesi kishte me Kukësin skadonte në momentin që ekipi nuk merrte pjesë në Kupat e Europës.

Kësisoj, tashmë Shkurtaj është në pritje të ofertave për të vendosur të ardhmen e tij.

“Panorama Sport” mëson se sulmuesi nuk ka marrë ende një ofertë nga Kukësi për të rinovuar marrëveshjet.

Mbetet për t’u parë se si do të rrjedhin ngjarjet në javët e ardhshme.

Me ardhjen e Skënder Gegës, vlonjatit i shtohen kreditet për të rinovuar, por jo çdo gjë është në dorë të klubit, pasi duhet rinegociuar për anën financiare.

Shkurtaj pësoi një dëmtim dhe kjo e penalizoi shumë në sezonin e fundit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"