EKSKLUZIVE/ Emocione, presion dhe lot, rrëfehet Ivani “i pathyeshëm”: Flas me Takajn dhe mendoj për… Superioren

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 25, 2023 | 20:35

EKSKLUZIVE/ Emocione, presion dhe lot, rrëfehet Ivani “i pathyeshëm”: Flas me Takajn dhe mendoj për… Superioren

Ivan Gvozdenoviç shë roi Skënderbeun. Mori një ekip larg objektivave dhe me shumë luhatje, por iu deshën vetëm 15 ndeshje për të realizuar objektivin dhe dhënë lamtumirën Kategorisë së Parë. Korçarët janë zyrtarisht në Superiore dhe merita i takon pikërisht serbit, që nuk e provoi kurrë humbjen në stol. Janë 10 fitore dhe 5 barazime, që i dhuruan një “biletë” në elitë.

-640-0-1682439162xnkjhjpg-834

Mes emocioneve, batutave dhe lotëve, trajneri tregoi rrugëtimin e tij në Korçë. Gjatë një interviste të dhënë enkas për “Panorama Sport” tregon si u bind që të pranonte ofertën e Ardjan Takajt, por edhe planet për të ardhmen. E do me patjetër një rinovim kontrate, vendim që do të merret pas takimit me presidentin.

Skënderbeu i mbylli llogaritë me Kategorinë e Parë 180 minuta para fundit. A jeni më i lehtësuar tani?

Po. Misioni u realizua me sukses. Për të qenë i sinqertë, kishim pak presion para ndeshjes. Edhe Turbina mendoj. Kam shumë respekt për cërrikasit, por në këtë transfertë ne ishim super. U pa Skënderbeu më i mirë i këtij kampionati. Kemi luajtur si kampionë dhe unë mendoj se tani ka ardhur momenti që të gëzohemi. Më në fund u ngjitëm. Kështu që, mirëserdhëm në Superiore…

Ndieni emocione?

Sigurisht që kam. Futbolli i tillë është, të jep emocione të mëdha. Por tani mendoj se kemi gjithë të drejtën e botës të festojmë. E meritojmë të gjithë, që nga unë, lojtarët, presidenti, tifozët, stafi im. Pa dyshim të gjithë. Do të bëjmë një festë të madhe dhe më pas do të nisim të bëhemi gati për Superioren.

Para se të vinit në Korçë, ishit aq pranë Apolonisë. Pas bisedave me Kokëdhimën dhe Takajn, vendoset të riktheheni te Skënderbeu. Pse ky vendim?

Kur vendosa të rikthehem te Skënderbeu, kisha besim të madh në veten time se do të bëheshim të gjithë bashkë për të rikthyer Skënderbeun në Superiore. Fola me presidentin dhe ramë dakord. Ia nisëm dhe ja ku jemi sot.

Besoni te ky grup lojtarësh?

Patjetër, që nga momenti i parë. Ndaj thashë që besoja, pasi kishte kualitet dhe shumë harmoni. Dhe kur bëhen bashkë këta faktorë, është edhe më e thjeshtë që të arrish objektivat.

U larguat si kampion kur ishit futbollist te Skënderbeu dhe tani si trajner u rikthyet në Superiore, çfarë mendoni në këto momente?

Unë nuk e kam parë për asnjë moment se ku ndodhej Skënderbeu, në Superiore, në të Parën apo në Europë. Unë e di çfarë emri ka Skënderbeu dhe e di çfarë klubi është. Kam qenë këtu si lojtar dhe e njoh këtë qytet, e njoh mentalitetin e këtij klubi. Kam pasur gjithmonë besimin se do të rikthehet sërish Skënderbeu i madh, Skënderbeu kampion.

Po mendoni që tani për ndërtimin e skuadrës së Superiores?

Ne kemi edhe dy javë për të luajtur dhe më pas do të mendojmë për Superioren. Sigurisht që po mendojmë që tani. Për Skënderbeun e sezonit të ri.

Do të jeni trajneri?

Do të presim edhe pak, pasi duhet të bisedoj fillimisht me presidentin Takaj. Duhet të shohim se si do të vendosim.

Por vetëm firma juaj mungon…

(Qesh) Ju e dini këtë…

A mund t’u trazojmë pak shpirtërisht, pasi ju pamë në lot pas ndeshjes në Cërrik. Kaq shumë e prisnit një telefonatë nga Beogradi…?

(Qan) Më falni. U preka sepse bëhet fjalë për babin. Ia dedikoj atij këtë sukses. Ai është gjithmonë me mua.

LLAZI SARO – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"