Ekskluzive/ Elbasani zyrtarizon trajnerin e ri, ja kush e merr “timonin” e skuadrës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 5, 2019 | 14:40

Ekskluzive/ Elbasani zyrtarizon trajnerin e ri, ja kush e merr “timonin” e skuadrës

Fillon të marrë jetë Elbasani i sezonit të ri. Ditën e sotme është zyrtarizuar trajneri i ri i ekipit, ku “timoni” i skuadrës verdheblu i është besuar Shkëlqim Lleshanakut.

Elbasani

Ndihmës i tij do të jetë Marsid Dushku, tekniku i cili mbylli sezonin e kaluar si trajner i parë me Elbasanin.

Pasditen e sotme është vendosur edhe të startojnë përgatitjet për sezonin e ri futbollistik. Lleshanaku ka qenë kryesisht trajner tek moshat, si edhe më parë ka trajnuar ekipin e Gramshit.

Vladimir Mema

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"