EKSKLUZIVE/ Elbasani nis stërvitjen, prezantohet trajneri Suta dhe 2 brazilianë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 3, 2021 | 14:33

EKSKLUZIVE/ Elbasani nis stërvitjen, prezantohet trajneri Suta dhe 2 brazilianë

Elbasani nuk humbet kohë dhe ditën e sotme ka rinisur stërvitjen pas pushimit të festave të fundvitit. Presidenti Arben Laze, i shoqëruar nga shefi i klubit, Sabri Dalipi dhe ish tekniku i verdhebluve, tanimë në rolin e këshilltarit, Shkëlqim Lleshanaku, kanë bërë prezantimin para skuadrës të trajnerit të ri, Anxhelo Suta, së bashku me ndihmësin e tij, Hetlen Çapja.

Anxhelo-Suta-OK

Në fjalën e tij para sportistëve, Suta u shpreh: “Për mua është kënaqësi të jem në krye të ekipit të qytetit tim dhe falenderoj presidencën për besimin që më dhanë. Jam i bindur se së bashku do arrijmë t’ia dalim të realizojmë objektivat që kemi. Fanella e Elbasanit është e rëndë dhe të gjithë duhet ta keni parasysh këtë gjë, pasi jo të gjithë e kanë mundësinë për të qenë pjesë e këtih klubi” u shpreh shkurtimisht tekniku i ri i Elbasanit, i cili nuk ka dashur të humbasë më kohë, por ka nisur punën me ekipin.

MERKATO – Në Elbasan ka pasur edhe prurje të reja, teksa me verdheblute janë afruar dy sulmuesë brazilianë. Fakti që në shtatë ndeshje të fazës së parë elbasanasit shënuan vetëm një gol, e bën të detyrueshme përforcimin në sulm, por njëkohësisht në ditët në vijim do të afrohen të tjerë lojtarë.

bRAZILIANI 1

Kështu, i afruari i parë është ish futbollisti i Luzit 2008 Gustavo Henrique Balduíno Ribeiro, me të cilin Suta ka bashkëpunuar më parë dhe ia njeh cilësitë.

Braziliani i Elbasanit 2

I dyti është Andre Lima dhe vjen pas një eksperience në kampionatin kroat dhe të dhënat e tij janë shumë premtuese. Burimet pohojnë se në ditët në vijim priten të tjerë lojtarë dhe më në fund skuadra të jetë e kompletuar për të rikuperuar pikët në krahasim me rivalët e tjerë.

VLADIMIR MEMA – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"