EKSKLUZIVE/ Egnatia me objektiva të qarta, nis bisedimet me titullarin që u shpall kampion me Tiranën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 16, 2022 | 14:40

EKSKLUZIVE/ Egnatia me objektiva të qarta, nis bisedimet me titullarin që u shpall kampion me Tiranën

Presidenti Agim Demrozi po ndërton një Egnatia ndryshe nga vjet.

ARDIT TOLI 1

Pas rikthimit në elitë, pas 16 vitesh, dhe sigurimit të mbijetesës në Superiore, ambiciet e presidentit të klubit rrogozhinas kanë të bëjnë me ndërtimin e një ekipi me synime më të mëdha se vjet.

Edhe pse nuk marrin pjesë në Europë, rrogozhinasit janë shumë aktiv në merkato dhe kryesojnë me afrimet e kryera.

Lëvizja e fundit e merkatos mësohet se është Ardit Toli.

Gazeta ka mësuar se rrogozhinasit kanë hyrë në bisedime me lojtarin që u shpall kampion me Tiranën dhe shpresojnë që ta konkretizojnë me marrëveshje.

ARDIT TOLI

24-vjeçari luan në të djathtë të mbrojtjes, por edhe në qendër të mesfushës.

Nga formacion i vitit të shkuar kanë mbijetuar pak titullarë, kryesisht të huajt.

Ndryshimet kanë nisur nga stafi teknik.

FERIZ FERIZAJ – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"