EKSKLUZIVE / Egnatia gjen trajnerin, akord me më të suksesshmin e viteve të fundit në Kosovë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 4, 2021 | 23:35


EKSKLUZIVE / Egnatia gjen trajnerin, akord me më të suksesshmin e viteve të fundit në Kosovë

Klubi i Egnatias duket se me në fund ka zgjidhur problemin e trajnerit. Rrogozhinasit shkarkuan pak ditë më parë trajnerin Gugash Magani dhe në ndeshjen ndaj Tiranës u drejtuan ga drejtori sportiv, Përparim Daiu, Por pikërisht në ndeshjen me bardheblutë, në tribunë i ndoqi ai që pritet të jetë tekniku i ardhshëm.

ramadani

“Panorama Sport” ka mësuar se tekniku i ri i Egnatias pritet të jetë Zekerija Ramadani. 43-vjeçari, i cii në të kaluarën ka drejtuar edhe Flamurtarin në Superiore, duket se ka gjetur akordin me drejtuesit e rrogozhinasve. Ai ka një karrierë mjaft të suksesshme sidomos në Kosovë, ku si trajner ka fituar tre herë titullin kampion. Ai ka fituar Superligën me Trepça ‘89, Feronikelin e së fundmi edhe Prishtinën, nga e cila u largua pak javë më parë.

Burime pranë klubit bëjnë të ditur se është gjetur gjuha e përbashkët dhe Ramadani pritet të firmosë për një vit e gjysmë me rrogozhinasit, duke u kthyer kështu përsëri në kampionatin shqiptar ku ka qenë edhe lojtar me Dinamon, Besën e Flamurtarin.

 PANORAMASPORT.AL