Ekskluzive/ Egnatia bën goditjen e radhës, firmos me mbrojtësin që e donte edhe Teuta e Flamurtari

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 20, 2022 | 15:10

Ekskluzive/ Egnatia bën goditjen e radhës, firmos me mbrojtësin që e donte edhe Teuta e Flamurtari

As Flamurtari dhe as Teuta. Mbrojtësi i djathtë shkodran, Abdurraman Fangaj, është lojtari më i ri i Egnatias.

frangaj

 

“Panorama Sport” zbulon ekskluzivisht se 24-vjeçari ka firmosur me klubin rrogozhinas dhe pritet të prezantohet në orët në vijim.

Fangaj kompleton mbrojtjen e Egnatias, e cila pas përfundimit të sezonit ka ndryshuar 100 %. Fangaj prishi kontratën me Vllazninë pak ditë me parë, duke dalë lojtar i lirë.

NJOFTIMI I EGNATIAS NË “FACEBOOK”:

Njoftimi
✍️ Klub Futboll Egnatia njofton se ka arritur të nënshkruaj kontratë 2 vjeçare me mbrojtësin e djathtë Abdurrahman Fangaj.
Shkodrani vjen pas dy sezone me skuadrën e Vllaznise në Abissnet Superliga, pritet të jetë një vlerë e shtuar për ekipin tonë.

TË DHËNA NGA “TRANSFERMARKT.COM”:

645645646

4645646

FERIZ FERIZAJ-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"