EKSKLUZIVE / Egnatia bën goditjen e radhës, firmos ish-futbollisti i Maqedonisë së Veriut U21

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 14, 2022 | 15:10

EKSKLUZIVE / Egnatia bën goditjen e radhës, firmos ish-futbollisti i Maqedonisë së Veriut U21

Skuadra e Egnatias po bën ndryshime të mëdha në këtë edicion dhe përkrah largimeve të shumta nga radhët e saj, po bën edhe afrime për të formuar ekipin e ri që do të ketë në dispozicion trajneri Edlir Tetova.

nehar sadiki

Ish-sulmuesi Ndriçim Shtubina, tashmë në rolin e drejtorit sportiv në klubin rrogozhinas, ka bërë lëvizjen e radhës sot duke siguruar një element cilësor për ekipin. “Panorama Sport” ka mësuar se me Egnatian ka firmosur qendërmbrojtësi 24-vjeçar Nehar Sadiki.

Futbollisti i lindur në Kumanovë ka luajtur prej shumë vitesh në futbollin e Maqedonisë së Veriut ku kua luajtur edhe me Renovën, ndërsa ka qenë pjesë e përfaqësueseve të moshave të këtij vendi, nga U17 deri në U21.

FERIZ FERIZAJ – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"