EKSKLUZIVE/ Egnatia bën goditjen e madhe, mesfushori vlonjat pranë firmës me rrogozhinasit (FOTO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 4, 2021 | 20:08

EKSKLUZIVE/ Egnatia bën goditjen e madhe, mesfushori vlonjat pranë firmës me rrogozhinasit (FOTO)

Bruno Telushi pritet të jetë goditja e madhe e Egnatias në merkaton që mbyllet të dielën në orën 24:00.

WhatsApp Image 2021-09-04 at 19.54.49 (1) (1)

 

“Panorama Sport” zbulon ekskluzivisht se sot vlonjati ka takuar drejtuesit e klubit rrogozhinas dhe në parim ka gjetur marrëveshjen. Nesër pritet të konfirmohet gjithçka nga klubit të ngjitur në elitë pas 16 vitesh.

telushi valport

Gazeta ka pikasur sot në ambientet e stadiumit të ri pikërisht Telushin dhe blerjen tjetër të Egnatias, Arsenio Valport, i ardhur nga Teuta. Të dy ndoqën ndeshjen miqësore Egnatia-Apolonia.

ALDO BUZI-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"