Ekskluzive/ Egbo: Situata në Gjermani më trembi, ja kur do flas me Halilin për kontratën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 18, 2020 | 19:46

Ekskluzive/ Egbo: Situata në Gjermani më trembi, ja kur do flas me Halilin për kontratën

Trajneri i Tiranës, Emanuel Egbo është i ndërgjegjshëm për vështirësitë që e presin për 10 javët e ardhshme. Ai sjell si shembull Bundesligën, ku 8 lojtarë u dëmtuan që në javën e parë, pas rifillimit.

EGBO

“Më në fund kthehemi në fushë. Është një çlirim për të gjithë futbollistët e kampionatit dhe Tiranës. Sot fillon zyrtarisht stërvitja dhe kampioanti. Ata janë stërvitur individualisht, por sot kemi stërvitje zyrtare ashtu siç kemi punuar para nisjes së kampionatit. Mendoj se është një ndjesi e mirë për të gjithë, sepse po kthehemi në punë për të bërë atë që dimë të bëjmë më mirë.

Shumë pak ditë për ta konsideruar si fazë përgatitore. A kemi një plan konkret për formën e stërvitjes? Nuk ekziston asnjë plan që mund të arrijmë atë që duam, pra të çojmë futbollistët në nivelin që i kishim para mbylljes së marsit. Pashë edhe statistikat e Bundesligës në ditën e shtunë.

Nga gjashtë ndeshje ishin dëmtuar tetë lojtarë. Dhe llogarit që ata kanë një muaj e ca stërvitje dhe janë në këtë gjendje. Më pas çfarë do të ndodhë nuk e di. Kemi edhe 13 ditë për t’u stërvitur, por kjo është jeta, këto janë kushtet për të gjithë. Do të bëjmë më të mirën e mundshme për të futur lojtarët në formën më të mirë të mundshme. Kontrata me Tiranën? Do flas në fund të sezonit me Halilin. Tani jam i fokusuar te stërvitjet”, deklaroi Egbo për “Panorama Sport” pasi Tirana nisi sot zyrtarisht stërvitjet në grup.

Olsi Avdiaj – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"