EKSKLUZIVE/ Edon Hasani gjen menjëherë ekip, zbuloni ku ka firmosur ish-mesfushori i Tiranës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga bota e sportit

Postuar: Gusht 11, 2020 | 22:10


EKSKLUZIVE/ Edon Hasani gjen menjëherë ekip, zbuloni ku ka firmosur ish-mesfushori i Tiranës

 Edon Hasani gjen menjëherë skuadër dhe madje jashtë Shqipërisë. “Panorama Sport” zbulon se ish-mesfushori që u largua nga Tirana si kampion pas përfundimit të kontratës, ka firmosur pak minuta më parë për klubin turk të Ligës ës Parë, Ankara Keçiorenguçu, që mbylli kampionatin e fundit në vendin e tetë.

Edon Hasani Turqi

Mesfushori shkodran ka firmosur një kontratë 2-vjeçare me opsion rinovimi edhe për një sezon. Skuadra me bazë në kryeqytetin turk synon ngjitjen në Superligë në kampionatin e ri dhe ky transferim i Hasanit vjen në momentin më kulminant të karrierës. 28-vjeçari u kërkua edhe nga Vllaznia, por ofertë nga Turqia ishte e pa refuzueshme.

OLSI AVDIAJ – PANORAMASPORT.AL




Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama Sport" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA SPORT: https://www.facebook.com/groups/sportionline/

www.minuta90.com